Trajneri Rolando Maran pritet të shkarkohet nga drejtuesit e klubit të Cagliarit gjatë kësaj jave, kanë njoftuar të hënën mediumet italiane.
Bëhet e ditur se te Cagliari nuk janë të kënaqur me rezultatet e ekipit kohët e fundit. Cagliari ka regjistruar shtatë humbje në dhjetë ndeshjet e fundit dhe aktualisht zë vendin e 11-të në Serie A me 32 pikë të tubuara.
Maran ka kontratë me Cagliarin deri në vitin 2022, kurse kandidat për ta zëvendësuar në këtë post mbetet ish-trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni.