Legjenda Diego Armando Maradona nuk po mund ta kuptojë se për çfarë arsyesh nuk po merret në konsideratë nga Federata e Futbollit e Argjentinës për postin e seleksionuesit.
Ai të martën për mediumet argjentinase ka insistuar se është plotësisht i gatshëm për t'u kthyer në krye të Argjentinës, të cilën e drejtoi për dy vjet (2008-2010).
Argjentina është në kërkim të një seleksionuesi pas shkarkimit të Jorge Sampaolit dhe përkohësisht në këtë post është emëruar Lionel Scaloni.
“Unë jam shumë i zhgënjyer që nuk po merrem parasysh për ta drejtuar Argjentinën. Jam i gatshëm për të qenë në krye të ekipit”, ka thënë Maradona, i cili aktualisht është president te Dinamo Bresti i Bjellorusisë.