Trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë në basketboll, Jordanço Davitkov, ndeshjen kundër Kosovës e ka vlerësuar të vështirë.
Ai është i bindur se ekipi i tij do të përballet me shumë presion nga shikueshmëria në palestrën e Pallatit, Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, shkruan sot “Koha Ditore”. Davitkov ka theksuar se Kosova nuk ka cilësi të lartë, por nuk është as për t'u nënvlerësuar.
Ndeshja Kosova - Maqedonia zhvillohet të mërkurën (20:00) në Prishtinë, në kuadër të parakualifikimeve për botëror “Kina 2019”. Në grup me këto skuadra është edhe Estonia.
“Ne të gjithë e dimë se para nesh është një ndeshje e vështirë, në të cilën do të ketë presion nga të gjitha anët. Me aq sa kam informata, janë shitur të gjitha biletat dhe do të kemi presion nga tribunat. Ne duhet të përshtatemi sa më shpejt dhe të luajmë ashtu siç dimë, posaçërisht në mbrojtje. Kosova nuk është një përfaqësuese me shumë cilësi, por nga ana tjetër nuk është as për t'u nënvlerësuar. Ajo është e rrezikshme në shtëpi, që ndikohet nga publiku dhe mund të luajë shumë mirë. Detyra jonë është që t'i përsërisim ndeshjet që i kemi luajtur në Shkup. Gjëja më e rëndësishme është që të qëndrojmë të qetë dhe të fokusuar”, ka shtuar trajneri Davitkov, njofton “ekipa.mk”... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.