Përfaqësuesja e Maqedonisë e ka fituar turneun ndërkombëtar “Adem Jashari” në futsall, duke mposhtur kombëtaren shqiptare me rezultat 8:7, pas ekzekutimit të penalltive.
Koha e rregullt u mbyll me rezultat 3:3, derisa edhe loja në vazhdime përfundoi baras 5:5.
Ndërkohë, vendin e tretë e zuri përfaqësuesja e Kosovës, e cila mposhti Kosovën 21 me rezultat 6:5, pas ekzekutimit të penalltive, raporton Ksp.