Përzgjedhësi i Maqedonisë së Veriut, Bllagoje Milevski, ka publikuar të hënën listën e futbollistëve për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve me Gjeorgjinë dhe Bullgarinë.
Për këto dy ndeshje që i takojnë Grupit 4 të Ligës C të Ligës së Kombeve, Milevski ka ftuar 27 futbollistë, ndërsa në mesin e tyre gjashtë shqiptarë. Mbrojtësit Ezgjan Alioski e Visar Musliu, mesfushorët Enis Bardhi, Arijan Ademi, Agon Elezi, si dhe sulmuesi Valon Etemi janë përfshirë në listën e përzgjedhësit Milevski. Maqedonia e Veriut grumbullimin për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve e nis më 19 shtator në Shkup.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshjen e parë e luan në udhëtim ndaj Gjeorgjisë më 23 shtator, kurse tri ditë më vonë e pret Bullgarinë në stadiumin “Todor Proeski”.
Pas katër ndeshjeve të luajtura deri më tani në këtë edicion të Ligës së Kombeve, Maqedonia e Veriut zë vendin e dytë në grup me shtatë pikë, tri më pak se Gjeorgjia, që është e para.