Kapiteni Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Visar Musliu, Isnik Alimi, Lirim Qamili dhe Reshat Ramadani, janë gjashtë futbollistët shqiptarë të përfshirë në listën e selektorit të Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski për ndeshjet e shtatorit.
Ramadani i Shkëndijës së Tetovës ftohet për herë të parë.
Lista e lojtarëve të ftuar u publikua të mërkurën. Milevski ka ftuar 26 futbollistë, ndërsa Maqedonia e Veriut do t’i luajë dy ndeshje muajin tjetër.
Më 4 shtator luan në Pragë miqësore ndaj Arabisë Saudite, kurse në Shkup, më 7 shtator, e pret Lihtenshtajnin, në kuadër të Kupës së Botës 2026.
Artikuj të ngjashëm
-
Maqedonia e Veriut fton pesë shqiptarë për ndeshjen vendimtare
-
Pesë shqiptarë në listën e Maqedonisë së Veriut
-
Maqedonia e Veriut barazon para ndeshjes vendimtare me Uellsin
-
Shpallet lista e Kosovës për ndeshjet me Shqipërinë dhe Sllovakinë
-
Irani zbulon listën për Botëror, por ende në pritje të vizave