Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Maqedonia e Veriut barazon me Gjeorgjinë

Maqedonia e Veriut ka barazuar 1:1 si mysafire e Gjeorgjisë, në ndeshjen e Grupit 2 të Ligës C së Ligës së Kombeve.

Tornike Okriashvili në minutën e 13-të nga penalltia realizoi për Gjeorgjinë, ndërsa për Maqedoninë e Veriut barazoi Stefan Ristovski në minutën e 33-të.

Me karton të kuq te Maqedonia u përjashtua Visar Musliu, ndërsa me të verdhë u ndëshkua Enis Bardhi. Për Maqedoninë luajti edhe Arijan Ademi, Ezgjan Alioski e Egzon Bejtulai.

Në ndeshjen tjetër të Grupit 2, Armenia fitoi 2:0 ndaj Estonisë.

Pas dy xhirove grupin e kryeson Maqedonia e Veriut me 4 pikë, sa i ka edhe Gjeorgjia. Armenia i ka tri pikë, e Estonia është pa pikë.

Maqedonia e Veriut e Gjeorgjia gjenden në plejof për “Euro 2020”. Maqedonia e Veriut më 8 tetor e pret Kosovën, ndërsa Gjeorgjia në të njëjtën datë e pret Bjellorusinë. Fituesi i dy ndeshjeve do të luajë në një finale për një vend në Evropian.

Artikuj të ngjashëm