Sulmuesi Khvicha Kvaratskhelia po e vazhdon shkëlqimin. Ai të premten mbrëma udhëhoqi Gjeorgjinë që fitoi 2:0 ndaj Maqedonisë së Veriut. Me këtë fitore, Gjeorgjia ka siguruar vendin e parë në Grupin 4 të Ligës C të Ligës së Kombeve. Në edicionin e ardhshëm Gjeorgjia do të garojë në Ligën B.
Gjeorgjia kaloi në epërsi prej 1:0 në minutën e 35-të. Ylli i ri i Napolit, Kvaratskhelia dërgoi topin para portës, ndërsa Bojan Miovski realizoi autogol.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKvara shënoi për 2:0 në minutën e 64-t.
Visar Musliu, Ezgjan Alioski e Enis Bardhi startuan te Maqedonia e Veriut. Agon Elezi e zëvendësoi Bardhin në minutën e 84-t. Egzon Bejtullai qëndroi në stol.
Gjeorgjia i ka 13 pikë në vendin e parë, ndërsa Maqedonia e Veriut është e dyta me shtatë pikë.
Të hënën, Maqedonia e Veriut e pret Bullgarinë, ndërsa Gjibraltari e pret Gjeorgjinë.