Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manxhukiqi refuzon PSG-në

Mario Manxhukiq raportohet se ka refuzuar një ofertë për t’iu bashkuar Paris Saint-Germainit dhe do të mbesë te Juventusi të paktën deri në janar.

Sipas “SkySport Italia”, kroati ka refuzuar mundësinë e kalimit në Parkun e Princave ku mund të ishte në ekipin e parë për shkak të lëndimeve të Edinson Cavanit dhe situatës së Neymarit.

Megjithatë, ai s’është treguar i gatshëm të largohet në ditët e fundit të afatit kalimtar.

Manchester Unitedi ishte skuadra tjetër që kërkoi kroatin, ndërsa u raportua se ai ka marrë ofertë edhe nga Kina.

33-vjeçari ka kontratë me Juven deri më 2021.

Artikuj të ngjashëm