Sport

Mangala kthehet në Porto

Qendërmbrojtësi Eliaquim Mangala gjatë kësaj vere do të kthehet te Porto, pasi do të largohet nga Manchester City, kanë njoftuar të premten mediumet angleze.

Mangala ka kontratë me Cityn deri në vitin 2020, por për dhjetë milionë euro do të kthehet te Porto, ekip prej të cilit u largua në vitin 2014, transmeton “Koha Ditore”. Mangala edicionin e fundit ishte i huazuar tek Evertoni, por për shkak të lëndimeve nuk e ka regjistruar asnjë paraqitje me ekipin e parë.

Mangala 28-vjeçar, që ka edhe tetë ndeshje me Përfaqësuesen e Francës, ka bërë karrierë edhe te Valencia e Standardi. Ka luajtur tre vjet te Porto (2011-2014) dhe ka fituar dy tituj të Portugalisë.

Tek ekipi portugez do ta zëvendësojë brazilianin Felipe, që ditë më parë u transferua tek Atletico Madridi.