Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mane së shpejti vazhdon me Liverpoolin

Ylli senegalez, Sadio Mane ka refuzuar ofertat e klubeve të tjera pasi dëshiron të qëndrojë në Anfield Road.

Mane nuk është i interesuar për largim nga Liverpooli, dhe ashtu siç vepruan më herët edhe Roberto Firmino e Mohamed Salah edhe ai do të rinovojë kontratën.

Senegalezi, një nga lojtarët më të rëndësishëm për Klopp mësohet se ka nisur bisedimet për rinovimin që parashikon një përmirësim të ndjeshëm të pagës teksa ajo aktuale skadon në vitin 2021, transmeton KP.

Për një lojtar si Mane nuk ka munguar interesimi i klubeve të mëdha si Real Madrid, Barcelona por drejtuesit e Liverpoolit dhe vetë lojtari kanë mbyllur menjëherë çdo mundësi për largimin, e madje ai mori numrin 10.