Sadio Mane ka refuzuar kalimin te Manchester Unitedi në vitin 2014 për 25 milionë funte sa ishte i Salzburgut.
Anësori vendosi që Unitedi ishte klubi i gabuar dhe pasi bëri karrierë te Southampotni fund kaloi te Liverpooli për 34 milionë funte në vitin 2016.
Ai ka realizuar 36 gola në 75 paraqitje për “Të kuqtë” dhe se para transferimit në Liverpool kishte biseduar edhe me Louis van Gaalin për kalimin në Manchester.
“Nuk mund ta besoja sepse më kërkonte një klub si Manchesteri – më donte ekipi i gabuar – natyrisht ishte Unitedi. Fola me Van Gaalin dhe dërguan ofertë, por nuk ishte klubi i duhur dhe momenti i duhur. Për këtu ishte momenti, trajneri dhe klubi i duhur”, ka thënë Mane.
Artikuj të ngjashëm