Jurgen Klopp ka konfirmuar se Liverpooli është ende në pritje të rezultateve për lëndimin që e pësoi Sadio Mane në ndeshjen e vikendit kundër Evertonit.
Sulmuesi u largua nga loja në minutën e 57 në fitoren 3 me 1 ndaj rivalit lokal ndërsa trajneri gjerman ka konfirmuar se Mane do të mungojë për ndeshjen e së mërkurës.
“Ende nuk është e qartë 100 për qind. Ne kemi vlerësimet dhe skanimet, por po presim rezultatet përfundimtare”, ka thënë Klopp.
“Jam i sigurt se ai do të mungojë nesër. Për të tjerat do të shohim. Nuk kemi diçka pozitive, por ne nuk mund të themi çka saktësisht. Duhet të presim”.
Artikuj të ngjashëm