Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mane injoron Kloppin pas përfundimit të ndeshjes me Man. Utd

Përveç që deri tani pothuajse gjithçka ka shkuar keq te Liverpooli këtë sezon, edhe harmonia mes ekipit duket të jetë në nivele të ulëta.

Liverpoolit triumfoi të enjten 4:2 kundër Manchester United në “Old Trafford”, duke mbajtur gjallë shpresat për një vend në Champions, dhe pas përfundimit të ndeshjes në vend që të kishte gëzim, te Redsat ndodhi krejt e kundërta.

Trajneri Jurgen Klopp po përgëzonte të gjithë futbollistët duke i përshëndetur, deri në momentin kur ishte radha e Sadio Mane, i cili e injoroi krejtësisht.

Senegalezi ishte i pakënaqur me vendimin e Kloppit për ta lënë në bankën rezervë, duke e inkuadruar në fushë në minutën e 74-të.

Trajneri gjerman pas ndeshjes u shpreh se nuk ka ndonjë problem me Manen.

Kjo nuk është hera e pare që një gjë e tillë ndodh, pasi Mane edhe herë të tjera ka reaguar në të njëjtën mënyrë pasi është zëvendësuar. Mohamed Salah gjithashtu është futbollisti tjetër që është i ngjashëm në këto reagime, veçanërisht pasi marrëdhëniet e tij me Manen qëndrojnë si mos më keq tash e një kohë të gjatë.

 

 

Artikuj të ngjashëm