Lëndimi i Sadio Mane është më i rëndë sesa që dukej në shikim të parë.
Liverpooli ka marrë një lajm tjetër të keq për sulmuesin Sadio Mane, i cili me shumë gjasë e ka mbyllur stinorin më herët sesa që duhej.
Reprezentuesi i Senegalit ka lënduar gjurin në ndeshjen e javës së shkuar ndaj Evertonit dhe në ditët në vazhdim ai pritet që t’i nënshtrohet një operimi, transmeton kp.
Mane është golashënuesi më i mirë i Liverpoolit në këtë stinor me 13 gola të realizuara.