Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mane: Do provojmë të mbajmë nivelin e njëjtë

Liverpooli e ka nisur për mrekulli sezonin e ri në Premier Ligë me fitoren prej 4 me 0 ndaj West Hamit, dhe për këtë është i lumtur golashënuesi i dyfishtë në këtë takim, Sadio Mane.

Senegalezi ka deklaruar se lojtarët do të provojnë të mbajnë nivelin e njëjtë në vazhdim të kampionatit, transmeton Koha.net.

“Është kohë shumë e mirë për ne. Ndonjëherë është e vështirë të fillosh kampionatin, por ne e nisëm shumë mirë në parasezonale, fituam pothuajse çdo ndeshje. Filluam sezonin për mrekulli dhe të gjithë jemi të lumtur. Do të mundohemi të mbajmë nivelin e njëjtë, dhe të vazhdojmë kështu”, ka deklaruar Mane.

Ai ka lavdëruar lojtarët që debutuan sot për Liverpoolin, në veçanti Naby Keitan, për të cilin thotë se do të përmirësohet edhe më tepër.