Sipas prestigjiozes Gazzetta Dello Sport, Roberto Mancini mund të jetë timonieri i kombëtares së Italisë.
Mancini është në garë me Carlo Ancelottin por thuhet se Mancini është më afër kombëtares italiane ani pse Ancelotti disa ditë me parë ishte pothuajse i sigurt në bankinën e Azzurëve, transmeton KosovaPress.
Carlo Ancelotti mendohet se edhe vetë është larguar nga gara pasi që më shumë dëshiron të jetë timonier i ndonjë klubi se sa i kombëtares italiane, thuhet se aktualisht tekniku i Zenitit dëshiron një rikthim në Europë dhe nuk do të kishte rikthim më të mirë sesa në Kombëtaren italiane.