Manchester Unitedi po synon transferimin e sulmuesit senegalez Abdallah Sima, i cili është pjesë e Sllavisë së Pragës, përcjellë “Manchester Evening News” të martën. Mësohet se drejtuesit e ekipit anglez po insistojnë në transferimin e sulmuesit 21-vjeçar, i cili po shkëlqen këtë sezon.
Për ta bindur ekipin çek, Unitedi është i gatshëm t’i paguajë rreth 15 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e tij gjatë kësaj vere. Sima ka shënuar 19 gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 35 ndeshje për Sllavinë në të gjitha garat. Ai është promovuar në ekipin e parë të Sllavisë në fund të vitit të shkuar kurse ka kontratë deri në verën e vitit 2024. Sima muajin e shkuar ka debutuar edhe me Përfaqësuesen e Senegalit.