Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manchester Unitedi refuzon ta transferojë Hazardin

Manchester Unitedi ka refuzuar mundësinë që ta transferojë Eden Hazardin e Real Madridit. “El Nacional” shkruan se klubi anglez e ka mundësinë që të nënshkruajë me belgun në janar, por nuk ka pranuar.

Bëhet e ditur se Real Madridi është i hapur për ta shitur Hazardin, i cili ka pasur vështirësi ta tregojë veten te klubi spanjoll.

Sulmuesi belg ka pasur telashe të mëdha me lëndime, por edhe në ndeshjet që është paraqitur, nuk ka bindur.

Këtë sezon në dhjetë ndeshje nuk e ka shënuar asnjë gol. Ka vetëm një asistim. Ndërkohë, në total me Realin ka shënuar vetëm pesë gola në 53 ndeshje.