Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manchester Unitedi me ofertë për Sanchon

Jesse Lingard do të rikthehet te Manchester Unitedi pas përfundimit të këtij edicioni.

Sulmuesi anglez është i huazuar te West Hami, por nuk do të qëndrojë në Londër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mediat angleze kanë bërë të ditur se drejtuesit e Manchester Unitedit po planifikojnë t’ia ofrojnë shërbimet e Lingardit Dortmundit për Jadon Sanchon.

Madje, ekipi anglez do ta ofrojë edhe një shumë rreth 60 milionë euro.

Lingard këtë sezon te West Hami ka shënuar nëntë gola në 13 ndeshje në Premier League.

Përderisa Sancho ka shkëlqyer këtë sezon te Dortmundi, ku ka shënuar 16 gola dhe ka bërë 19 asistime.