Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manchester Unitedi kërkon skuadër për huazimin e sulmuesit të krahut

Daniel James do të largohet nga Manchester Unitedi në këtë afat kalimtar. Mediat angleze kanë raportuar se trajneri, Ole Gunnar Solskjaer nuk llogarit në shërbimet e 23-vjeçarit këtë edicion.

Uellsiani thuhet se do të huazohet këtë sezon nga “Djajtë e Kuq”. Interesim për sulmuesin e krahut kanë shprehur tri skuadra angleze.

Leicester City, Brigton dhe Southampton po synojnë t’i sigurojnë shërbimet e James.

James është pjesë e “Djajve të Kuq” që nga viti 2019 kur u transferua nga Swansea për 17 milionë euro.