Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manchester Unitedi fiton me përmbysje ndaj Brightonit

Manchester Unitedi ka shënuar fitore të vështirë të dielën në shtëpi ndaj Brightonit me rezultatin 2:1.

“Djajtë e Kuq” arritën të përmbysin disavantazhin prej një goli për të marrë tri pikë nga ky duel.

Takimi më mirë nisi për udhëtuesit që shënuan në minutën e 13-të me Danny Welbeck për 1:0.

Në pjesën e parë vendasit shpërdoruan disa mundësi shënimi duke bërë që mysafirët të shkojnë në pushim me një gol epërsi.

Në 45 minutëshin e dytë nikoqirët përmbysen rezultatin. Fillimisht Marcus Rashford shndërroi në gol asistimin e Bruno Fernandes për 1:1 në minutën e 62-të.

Edhe Befasohet Unitedi, mposhtet nga Brightoni Futboll Befasohet Unitedi, mposhtet nga Brightoni

Vendasit në epërsi kaluan në minutën e 82-të me golin e Mason Greenwood për 2:1.

Me këtë fitore Unitedi është në pozitën e dytë me 60 pikë përderisa Brightoni në vendin e 16-të me 32 pikë.