Manchester United është i gatshëm t’i ofrojë kontratë të re portierit David De Geas.
Sipas medieve në Ishull, drejtuesit e klubit janë pajtuar t’i ofrojnë pagë 400 mijë euro në javë për pesë vjetët e ardhshëm spanjollit.
Për De Gean, së fundi interesim ka shprehur Paris Saint-Germain, që e sheh spanjolli si zëvendësues të Buffonit, transmeton KTV.
Negociatat për një kontratë të re kanë vazhduar për 18 muaj, por janë ngadalësuar kohët e fundit.