Një tjetër sukses për Jose Mourinhon në International Champions Cup.
Në përballjen e katërt të turneut “djajtë e kuq” të Manchester Unitedit mposhtën Real Madridin nga pika e bardhë e penalltive, një ndeshje luksi në “Levis Stadium” të Santa Clara për 65 tifozët e pranishëm, jo vetëm se zbriste në fushë kampioni i Europës, por edhe për anglezët me mjaft ambicie këtë sezon kjo edhe falë blerjeve të bujshme.
Në një pjesë të parë që u duk se ishte e ekuilibruar, ishin anglezët që në minutën e parë të shtesës gjetën rrjetën kur Lingard pas një pasimi fantastik të Martialit, arriti të zhbllokonte rezultatin. Në pjesën e dytë të dy skuadrat bënë zëvendësimet e shumta dhe në minutën e 69 blerja me e re Teo Hernandez arriti të rrëmbente një penallti pas ndërhyrjes së Lindelofit, e cila u realizua nga braziliani Casemiro.
Përballë ishin emrat e rëndësishëm të Realit në tribunë si Perez Raul e Butragenjo, por edhe tifozë specialë si Julia Roberts, rasti i fundit i takoi Felainit, por pa arritur të shënonte golin e dytë.
Skuadrat ju drejtuan penalltive ku heroi i ndeshjes ishte portieri De Gea. Fillimisht gabuan Martial dhe Mctominay për anglezët dhe Kovacic e Arnaiz Oscar për madrilenët.
Edhe
Reali në epërsi, City mbetet me një lojtar më pak
Mkitarjan kaloi në avantazh Manchester United, por rezultati u barazua përsëri me Quezada. Nga pika e bardhë gabuan edhe blerjet me të reja Lindelof dhe Teo Hernandez, ndërsa Daley Blind kaloi përsëri në avantazh skuadrën e Mourinhos në tentativën e pestë.
Në fund pikërisht njeriu që kishte barazuar shifrat Casemiro dështoi në penalltinë e dytë duke goditur traversën.