Manchester City ka vazhduar me fitore në Premier League. Kampioni në fuqi ka mposhtur në shtëpi West Hamin, të dielën, me rezultatin 2:1.
Në pjesën e parë vendasit në epërsi i kaloi Ilkay Gundogan. Ai realizoi në minutën e 33-të për 1:0.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Golin e dytë për nikoqirët e shënoi mesfushori Fernandinho në minutën e fundit të kohës së rregullt.
Ndërkohë Manuel Lanzini shënoi në minutën e 95-të për rezultatin 2:1.
Pas kësaj fitoreje, City ka 29 pikë në pozitën e dytë. West Hami me 23 pikë renditet i katërti.