Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manchester City kalon tutje në Kupën FA

Manchester City e ka kaluar me sukses raundin e pestë të Kupës FA.

Të martën mbrëma City fitoi 2:0 në udhëtim ndaj Peterborough United. Peterborough garon në kategorinë e dytë angleze.

Te fitorja City ka ardhur në pjesën e dytë. Pas një ore lojë, Riyad Mahrez shënoi për 1:0. Phil Foden bëri asistimin.

Foden asistoi edhe në golin e dytë të cilin e shënoi Jack Grealish në minutën e 67-të.

Ukrainasi Oleksandr Zinchenko ishte kapiten i Cityt në këtë ndeshje.