Riyad Mahrez ka shkëlqyer me tre gola dhe ka ndihmuar Manchester Cityn të kualifikohet në finale të Kupës FA të shtunën.
City triumfoi në gjysmëfinalen ndaj Sheffield Unitedit 3:0. Takimi u luajt në “Wembley”.
Mahrez shënoi në minutat 43’, 61’ dhe 66’.
Në finale, City e pret fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Brightonit dhe Manchester Untiedit.