Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manaj shënon golin e parë për skuadrën e re

Sulmuesi Arb Manaj ka shënuar golin e parë me fanellën e klubit të ri, Balikeshirispor.

Manaj shënoi golin e barazimit, 1:1, për ekipin e tij në ndeshjen kundër Menemenspor, në kuadër të xhiros së 21-të të Ligës së Parë të Turqisë (kategoria e dytë).

Ai shënoi në minutën e 60-të, ndërsa u zëvendësua në minutën e 81-të. Balikeshirispori zë vendin e 13-të me 20 pikë.