Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manaj vazhdon me gola në Turqi

Arb Manaj ka vazhduar me gola në Turqi.

Manaj realizoi një gol sot në fitoren 3:0 që e shënoi Balikesirspor në udhëtim ndaj Eskisehirsporit në xhiron e 31-të të Kategorisë së Dytë të Turqisë. Manaj realizoi nga penalltia në minutën e 39-të.

Ish-sulmuesi i Trepçës ’89 ka realizuar këtë edicion 12 gola e ka asistuar tri tjerë.