Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arb Manaj shkëlqen në fitoren e Balikesirsporit

Sulmuesi kosovar, Arb Manaj, ka shkëlqyer në fitoren e Balikesirsporit.

Manaj shënoi dy gola në triumfin kundër Bursasporin me rezultat 3:0, në kuadër të xhiros së 22-të të kategorisë së dytë të futbollit në Turqi.

22-vjeçari nga Klina realizoi golin e parë dhe të dytë në minutat e 35’ dhe 61’.

Manaj luajti deri në minutën e 85-të, kur u zëvendësua nga Abdul Ozgen.

Arb Manaj ka tre gola në kampionat me Balikesirsporin, kurse në total këtë sezon ka shënuar shtatë gola, duke llogaritur edhe katër që i ka realizuar me Keciorengucun. Manaj ka edhe dy asistime.

Edhe Manaj vazhdon me gola në Turqi Sport Manaj vazhdon me gola në Turqi

Me këtë fitore, Balikesirspori tani ka 23 pikë dhe renditet në pozitën e 13-të.

Kurse, Bursaspori është në vendin e nëntë me 31 pikë.