Rey Manaj u inkuadrua në minutën e 79-të dhe shënoi gol në fundin e ndeshjes dramatike që Sivasspori e fitoi në udhëtim tek Alanyaspori në Superligën e Turqisë.
Manaj realizoi në minutën e shtatë të kohës shtesë për fitoren 2:1 të shtunën, në kuadër të xhiros së 10-të.
Për sulmuesin shqiptar ishte goli i dytë i edicionit aktual.
Mbrojtësit e Kosovës, Fidan Aliti dhe Florent Hadërgjonaj, e kompletuan ndeshjen te vendësit.
Sivasspori me këtë fitore tani ka 13 pikë në 10-të ndeshje, tri më shumë se Alanyaspori.
GoaL! | Alanyaspor 1-2 Sivasspor | ⚽️ Rey Manajpic.twitter.com/XKv0cPJOz5
— FootColic ⚽️ (@FootColic) October 28, 2023
Artikuj të ngjashëm