Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rey Manaj i pandalshëm, shënon supergol për Sivassporin

Rey Manaj - sivasspor

Rey Manaj ka arritur që ta shënojë golin e 15-të në elitën e futbollit të Turqisë.

Megjithatë, goli i sulmuesit shqiptar nuk i ka mjaftuar Sivassporit që ta shmangë disfatën në shtëpi përballë Alanyasporit.

Alanyaspori fitoi me rezultatin 2:1.

Manaj në minutën e 64-t i barazoi shifrat në 1:1 pas gjuajtjes së fuqishme nga goditja e dënimit, ndërsa skuadra e tij pranoi tjetër gol dhjetë minuta para fundit dhe u mposht në ndeshjen e xhiros së 29-të.

27-vjeçari ka edhe katër gola të shënuar në Kupën e Turqisë, ndërsa të shtunën e kompletoi ndeshjen.

Këtë ballafaqim tek Alanyaspori e kompletuan edhe Fidan Aliti dhe Florent Hadërgjonaj.

Edhe Manaj e shënon golin e 11-të në Superligën e Turqisë Futboll Manaj e shënon golin e 11-të në Superligën e Turqisë

Sivasspori mbetet me 38 pikë, kurse Alanyaspori ka 36 pikë.

VIDEO:

Me këtë formë, Manaj mund të ftohet në Evropian nga trajneri i Shqipërisë, Sylvinho.