Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manaj mbetet në kategorinë e dytë turke, por te skuadër më e dobët

Sulmuesi kosovar Arb Manaj ka ndryshuar skuadër të hënën mbrëma. Ai deri më tani ishte te skuadra Keciorengucu në kategorinë e dytë turke. 22-vjeçari ka mbetur në ligë të njëjtë, por te një skuadër që është dukshëm më poshtë në tabelë. Ai i është bashkuar Balikesirsporit, që të hënën mbrëma e ka prezantuar në rrjetet sociale, duke i dëshiruar mirëseardhje.

Manaj ka realizuar katër gola në 12 paraqitje prej se ishte transferuar nga Trepça ’89. Por nuk ka realizuar që nga nëntori. Keciorengucu renditet i shtati në kategorinë e dytë turke, ndërsa Balikesirspori në pozitën e 16-të.

Kjo pozitë në fund dërgon në kategorinë e tretë. Manaj ka bërë lëvizje, por jo hap para.