Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manaj del negativ për Covid-19, i gatshëm për Spezian

Sulmuesi i Spezias dhe reprezentuesi i Shqipërisë, Rey Manaj, do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës.

Skuadra e Spezias të enjten mbrëma u mposht nga Verona 2:1, ndërsa një numër i madh i lojtarëve nuk ishin prezentë, disa të sëmurë e disa të lënduar.

Prej të sëmurve ishte edhe sulmuesi Manaj. Por, të premten, Spezia ka njoftuar se në mesin e disa futbollistëve, test negativ për Covid-19 ka marrë edhe sulmuesi shqiptar dhe se ai do të jetë i gatshëm për urdhrat e trajnerit Thiago Motta.

“Lajme të mira për Thiago Mottan i cili ka pasur në stërvitje Manajn, Kovalenkon, Hristovin dhe Nzolan, pasi kanë marrë rezultate negative dhe do të jenë të gatshëm për trajnerin në fundjavë”, thuhet në njoftimin e Spezias në faqen zyrtare të klubit.

Spezia të dielën luan në udhëtim te Genoa në orën 18:30.

Manaj në 13 ndeshje në Serie A këtë edicion e ka një gol të shënuar.