Manchester Unitedi nuk e ka ndërmend që ta lejojë largimin e Jesse Lingardit.
“The Mirror” raporton se klubi anglez nuk ka gjasa të lejojë kthimin e Lingardit te West Hami në janar.
Te West Hami anglezi ka qenë i huazuar dhe është raportuar për një rikthim të mundshëm.
Në verë, Lingardi do të jetë lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me Unitedit. Lojtari është i gatshëm ta vazhdojë qëndrimin në “Old Trafford” edhe më gjatë.