Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Man. Unitedi heq dorë nga Sancho, synon Haalandin

Pasi dështoi të transferojë Jadon Sanchon në dy afatet e fundit kalimtare, Manchester Unitedi ka hequr dorë nga anglezi, shkruan “The Express” të mërkurën.

Sipas këtij mediumi, Sancho nuk është më prioritet i klubit anglez. Raportohet se Manchester Unitedi dëshiron që të blejë Erlind Haalandin e Dortmundit, që është bashkëlojtar i Sanchos.

Këtë plan, Unitedi po tenton ta finalizojë në afatin kalimtar të verës. Për Haalandin, që po shkëlqen te Dortmundi, janë të interesuara edhe disa klube të mëdha evropiane.