Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Malmo me shumë vështirësi avancon në rundin e dytë kualifikues

Kampioni i Suedisë, Malmo ka kaluar në rundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Të martën mbrëma në Reykjavik të Islandës, Vikinguri vendas barazoi 3:3 me Malmon.

Suedezët e kishin fituar ndeshjen e parë 3:2 dhe me rezultat të përgjithshëm 6:5 kanë kaluar fazën e parë kualifikuese.

Malmo në rundin e dytë kualifikues të Championsit takohet me Zhalgirisin e Lituanisë. Zhalgirisi të martën mbrëma eliminoi Ballkanin.

Patriot Sejdiu qëndroi në stol te Malmo të martën mbrëma.