Skuadra e Mallorcas do të jetë pa sulmuesin Vedat Muriqi për ndeshjen kundër Real Sociedadit, ka njoftuar të hënën “Marca”.
Muriqi nuk do të paraqitet në këtë ndeshje për shkak të suspendimit, pasi në humbjen nga Elche u ndëshkua me kartonin e pestë të verdhë këtë sezon.
Dueli mes Mallorcas dhe Sociedadit, do të zhvillohet të dielën, ndërsa mungesa e Muriqit do të jetë e madhe për trajnerin Javier Aguirre.
Reprezentuesi i Kosovës është njëri prej lojtarëve kyç te Mallorca këtë sezon, ku ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 2 asistime në 22 ndeshje të luajtura në kampionatin spanjoll. 28-vjeçari, po ashtu ka 1 gol e 1 asistim edhe në Kupën e Spanjës.
Artikuj të ngjashëm