Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Malisheva në epërsi ndaj Dukagjinit pas pjesës së parë

Malisheva ka shkuar në pushim me epërsi të dy golave ndaj Dukagjinit, në ndeshjen e xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në futboll.

Altin Aliu në minutën e 11-të dhe Elom Nyavedji në minutën e 39-të, realizuan dy golat për skuadrën malishevasve.

Dukagjini shënoi nëpërmjet sulmuesit Marclei Santos, në minutën e 42-të. Por, goli u anulua për pozitë jashtë loje, pas rishikimit të situatës në VAR.

Në fundin e pjesës së parë, mysafirët kërkuan penallti pasi pretenduan për prekje me dorë në zonën e skuadrës së Malishevës. Por gjyqtari Mentor Ajeti, pasi pa situatën në VAR, vlerësoi se gjithçka ishte e rregullt.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.

Malisheva në këtë stadium është rikthyer pas më shumë se dy muajsh, pas punimeve të kryera.