Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Malisheva – Llapi, derbi i madh i mesjavës

Ishte fillimi i muajit dhjetor kur Llapi pësoi humbjen e fundit në Superligën e Kosovës në futboll.

Humbjen, llapjanëve në Podujevë ua shkaktoi Malisheva. Në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Llapi kishte pësuar nga Malisheva me rezultatin 1:0, në ndeshjen e xhiros së 16-të.

Malisheva e Llapi përballen sërish dhe ndeshja pritet të jetë derbi i vërtetë. Takimi mes Malishevës dhe Llapit zhvillohet të mërkurën nga ora 13:00 dhe i takon xhiros së 25-të.

Malisheva pësoi dy humbje rresht brenda pak ditësh nga kampioni i Kosovës, Ballkani. Një humbje e pësoi në Kupë dhe një tjetër në kampionat.

Por trajneri i Malishevës, Qëndrim Kida, beson se ekipi i tij do t’u kthehet fitoreve. Malisheva e kërkon fitoren përballë Llapit, që është në seri prej gjashtë ndeshjeve pa humbje. Për të dalë fitues nga stadiumi “Liman Gegaj”, Kida pret ndihmën e publikut.

Edhe Superliga në futboll kthehet pas 19 ditësh pauzë Futboll Superliga në futboll kthehet pas 19 ditësh pauzë

“Përballemi me Llapin, një prej ekipeve pretenduese për titull. Ne luajmë në shtëpinë tonë dhe do të tentojmë t’u kthehemi fitoreve dhe ecurisë që kishim. Ekipi është mjaft i motivuar dhe shpresoj që ndaj Llapit ta kemi përkrahjen masive të publikut të qytetit tonë. Përkrahja e tyre do të në ndihmonte shumë për të bërë një paraqitje të mirë”, ka thënë Kida të martën.

Malisheva nën drejtimin e Kidës ka arritur rezultate të mira. Është në vendin e katërt me 41 pikë, dhjetë më pak se lideri Ballkani.

Llapi është në vendin e dytë me 50 pikë, kurse Drita në vendin e tretë i ka 46 pikë. Malisheva synim ka daljen në Evropë, ndërsa Llapi synon titullin e kampionit.

Llapi në fundjavë fitoi ndeshjen shumë të diskutuar ndaj Gjilanit me rezultatin 2:1. Malisheva e Llapi luajtën edhe më 27 shtator. Ndeshjen në Malishevë e pati fituar Llapi me rezultatin 3:2.

Trajneri Tahir Batatina ka bindjen se Llapi do ta shënojë edhe fitoren e dytë këtë edicion përballë Malishevës.

“Do të jetë ndeshje e vështirë, sepse Malisheva ka treguar këtë kampionat lojëra të mira. Do të mundohemi të paraqitemi sa më mirë. Lojtarët tanë janë të motivuar. Grupi i lojtarëve është me një atmosferë të shkëlqyer dhe kjo ka rëndësi shumë për ne si skuadër. Do të shkojmë të luajmë të qetë, sepse futbolli e do qetësinë”, ka thënë Batatina.

Të mërkurën luhen edhe dy ndeshje të tjera. Ballkani luan në udhëtim ndaj Fushë Kosovës, në Lipjan. Gjilani e pret Lirinë.

Të enjten, Prishtina luan ndaj Dukagjinit, derisa Feronikeli 74 kundër Dritës.

Superliga – 25

E mërkurë (13:00)

Malisheva – Llapi

Gjilani – Liria

Edhe Të mërkurën derbi i madh, Drita – Prishtina Futboll Të mërkurën derbi i madh, Drita – Prishtina

Fushë Kosova – Ballkani

E enjte (13:00)

Prishtina – Dukagjini

Feronikeli 74 – Drita

1. Ballkani 24 15 6 3 43:21 51

2. Llapi 24 15 5 4 38:18 50

3. Drita 24 14 4 6 30:14 46

4. Malisheva 24 13 2 9 39:30 41

5. Prishtina 24 7 13 4 26:22 34

6. Dukagjini 24 7 10 7 26:28 31

7. Feronikeli 74 24 7 5 12 23:35 26

8. Gjilani 24 5 7 12 19:26 22

Edhe Llapi – Drenica, derbi i pjesës së poshtme të tabelës Futboll Llapi – Drenica, derbi i pjesës së poshtme të tabelës

9. Fushë Kosova 24 3 7 14 15:37 16

10. Liria 24 1 7 16 15:43 10