Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Malick Thiaw transferohet te Milani

Kampioni i Italisë, Milani, ka transferuar një mbrojtës të hënën. Bëhet fjalë për Malick Thiaw që është transferuar nga Schalke.

Sipas njoftimit të klubit italian, mbrojtësi gjerman ka firmosur kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.

Thiaw është 21-vjeçar, ndërsa është zhvilluar te Fortuna Duesseldorfi, Bayer Leverkuseni, Borussia Moenchengladbachu dhe Schalke. Për Schalken i ka luajtur 61 ndeshje dhe ka realizuar tri gola.

Thiaw ka tetë paraqitje e dy gola me Gjermaninë U21.