Skuadra e Real Madridit ka shprehur interesim për mbrojtësin e Milanit, Malick Thiaw ka shkruar “Mundo Deportivo” të premten. Paraqitjet e mira të 22-vjeçarit te Milani, kanë tërhequr vëmendjen e skuadrës spanjolle.
Reali po synon transferimin e Thiawit në afatin kalimtar të janarit dhe është i gatshëm të ofrojë 20 milionë euro për kartonin e tij.
Thiaw iu bashkua Milanit para fillimit të këtij sezoni nga Schalke për 8 milionë euro, ndërsa me ekipin italian firmosi kontratë deri në verën e vitit 2027. Këtë edicion, ai ka 9 paraqitje për Milanin në të gjitha garat, ndërsa është edhe reprezentues i Gjermanisë.