Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Malësorja e Kosovës, klubi i parë i shahut për femra

Kaona po bënte lëvizjen e figurave të shahut shpejt dhe pa menduar mirë. E arsyeshme kjo për një vajzë 9-vjeçare.

Më të menduara lëvizjet i bënte kundërshtarja e saj Ebru Gashi, 20-vjeçare, halla e Kaonës, shkruan sot Koha Ditore.

Në krah të tyre, në një tabelë tjetër shahu, të shtunën po luanin Doa Mahmuti, 13-vjeçare, dhe Arlinda Aliu, 18-vjeçare.

Edhe Doa me Arlindën lëviznin para figurat pa analizuar shumë. Por ishte Shehrie Gërbeshi ajo që ndërhynte herë pas here për t'i përmirësuar gabimet që bënin.

Më afër Gërbeshi, rreth të 60-ave, i qëndronte Kaonës, si më e vogla e klubit të parë të shahut për femra në Kosovë. Klubi ka pak javë që është themeluar dhe aty stërvitin vetëm femra të të gjitha moshave...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.