Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Boksierja e parë kosovare luftoi paragjykimet e krijoi klub

Të rinjtë e klubit “Dardanët”, të udhëhequr nga trajnerja Marigona Beadini shpesh e nisin mëngjesin duke u stërvitur në Parkun e Taukbahçes.

Marigona si boksierja e parë femër në Kosovë e kishte dëshiruar çdo herë që rezultatet e saj t’i shohë edhe te të rinjtë e tjerë me potencial në boks.

Por në fillimet e saj u paragjykua dhe nuk gëzoi përkrahje.

Disiplinë, vetëbesim e qetësi janë të mirat që trajnerja Beadini i ka fituar nga boksi.

Mosha të hershme i drejtohen klubit të boksit “Dardanët”.

Tashmë për trajneren e boksit ka raste kur prindërit i shtyjnë fëmijët drejt një sporti të tillë luftarak pa pasur prirje për të.

Edhe Donjeta kthen fokusin tek Evropiani, synon tjetër të artë Luftarake Donjeta kthen fokusin tek Evropiani, synon tjetër të artë

Matteo e Alpi, boksierë të rinj, në ring mendojnë vetëm si ta rrëzojnë kundërshtarin, teksa shprehen se kanë fituar qetësi nga ky sport.

Sipas trajneres Beadini, interesimi për boks është dukshëm më i madh edhe nga vajzat, të cilat korrin suksese në meçe brenda e jashtë vendit.