Barcelona është duke menduar të bëjë ofertë në afatin kalimtar të radhës për futbollistin e PSV-së, Donyell Malen, shkruan “Mundo Deportivo”, transmeton Koha.net.
Pos, Malenit po interesohet edhe për dyshen e AZ Alkmaarit, Myron Boadu dhe Calvin Stengs.
Barcelona është duke u interesuar që të ulë moshën mesatare të skuadrës. Malen 21-vjeçar ka shënuar këtë stinor 17 gola dhe asistuar nëntë tjerë në 25 ndeshje në të gjitha garat. Ai më herët ishte pjesë e akademisë së Arsenalit. Boadu 19-vjeçar në 39 ndeshje në të gjitha garat shënoi 20 gola dhe asistoi tre tjerë, ndërsa Stengs 21-vjeçar shënoi dhjetë gola dhe asistoi 12 tjerë.