Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Maldini dhe Leonardo mund të largohen nga Milani

Te Milani priten ndryshime të mëdha gjatë kësaj vere dhe përveç trajnerit mund të ketë ndryshime edhe në stafin drejtues.

Legjenda e klubit, Paolo Maldini dhe braziliani Leonardo mund të largohen pas përfundimit të sezonit dhe në vend të tyre të vijë dyshja e drejtorëve nga Monaco, Luis Campos dhe Leonardo Jardim, transmeton “Sporti në KTV”.

Drejtori ekzekutiv i klubit nga Milano, Ivan Gazidis nuk është i kënaqur me punën e ish-kapitenit Maldini, i cili ushtron funksionin e drejtorit për strategji dhe zhvillim të sportit, e po ashtu edhe me punën e drejtorit sportiv, Leonardo.

Dyshja Maldini dhe Leonardo kanë vetëm një vit në krye të “rossonerëve” dhe aventura e tyre pritet të jetë shumë e shkurtër për dallim nga karriera e tyre e gjatë që kishin si futbollistë.