Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Malcuit te Fiorentina

Fiorentina ka huazuar mbrojtësin Kevin Malcuit nga Napoli.

Mbrojtësi francez do të qëndrojë te Fiorentina deri në fund të stinorit, ndërsa klubi italian do ta ketë opsionin edhe për ta blerë atë.

Kontrata e Malcuitit 29-vjeçar me Napolin skadon në verën e vitit 2022. 29-vjeçari ka luajtur vetëm 35 ndeshje zyrtare që nga transferimi nga Lille. Ai mungoi tetë muaj nga tetori i vitit 2019 deri në qershor të vitit 2020, për shkak të një lëndimi të ligamenteve të gjurit.