Mesfushori ofensiv Malcolm, në edicionin e ardhshëm do të luajë për Paris Saint-Germainin.
Gazeta "L'Equipe" ka shkruar se braziliani ka pranuar marrëveshjen e PSG-së, që për kartonin e tij i ka ofruar Bordeauxit 50 milionë euro.
Malcolm me ekipin e ri do të firmosë kontratë pesëvjeçare, kurse kalimi i tij do të zyrtarizohet muajin tjetër.
21-vjeçari këtë edicion ka qenë njëri prej lojtarëve kryesorë te Bordeauxi, duke shënuar nëntë gola dhe asistuar shtatë herë në 32 ndeshje në të gjitha garat.
Për shërbimet e tij, PSG-ja ka mposhtur konkurrencën e Bayern Muenchenit, Arsenalit e Tottenhamit. Malcolm ka kontratë me Bordeauxin deri në vitin 2021.