Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami favorit për Malcolmin

Sulmuesi i krahut, braziliani Malcolm pritet të largohet nga Barcelona për të vazhduar karrierën në Premier League, te Tottenhami.

Lajmi është bërë i ditur të enjten nga gazeta spanjolle "Mundo Deportivo". Mësohet se Tottenhami tashmë ka arritur marrëveshje me Barcelonën dhe Malcolmit i ka bërë gati një kontratë pesëvjeçare, transmeton Koha Ditore.

Për kartonin e tij, Tottenhami do të paguajë 40 milionë euro, pasi Malcolm nuk bën pjesë në planet e ekipit katalan. 22-vjeçari, në verën e shkuar iu bashkua Barcelonës nga Bordeauxi për 45 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2023.

Në edicionin e tij të parë te Barcelona, Malcolm shënoi katër gola dhe asistoi dy herë në 23 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm