Sulmuesi i krahut, braziliani Malcolm, pritet që karrierën ta vazhdojë në Gjermani, te Bayerni.
Mediumet gjermane kanë raportuar se Bayerni ka nisur negociatat me skuadrën e Bordeauxit për transferimin e Malcolmit në fund të këtij edicioni.
Bavarezët janë të gatshëm të paguajnë mbi 50 milionë euro për transferimin e Malcolmit në fund të këtij edicioni.
20-vjeçari po kërkohet edhe nga shumë skuadra të tjera të Evropës, pasi këtë edicion po shkëlqen te Bordeauxi.
Ka shënuar tetë gola dhe ka bërë shtatë asistime në 28 ndeshje në të gjitha garat.
Ai te Bordeauxi u transferua në janar të vitit 2016 nga Corinthiansi për dhjetë milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2021.
Artikuj të ngjashëm